U nda nga jeta në mënyrë të parakohëshme, përcillet mes lotëve e dhimbjes për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti!

Jul 19, 2026 | 14:06

Përcillet për në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta ditën e djeshme, pas një aksidenti tragjik rrugor në Vlorë.

vlore mehmeti

Pas homazheve në teatrin “Petro Marko” të qytetit, ku nuk munguan mijëra qytetarë, miq, kolegë, të afërm dhe deri kryeministri Edi Rama, rreth oprës 14:00, gazetarit kurajoz të News24 iu dha lamtumira e fundit, duke e përcjellë për në banesën e fundit.

Me dhimbje të madhe familjarë, miq, kolegë të medias dhe qytetarë të Vlorës i japin sot lamtumirën e fundit gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti në zonën e Zvërnecit.

Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetarit ka sjellë reagime të shumta nga bota e medias, e cila humbi një nga zërat e njohur të gazetarisë lokale në Vlorë.

Ikja e parakohshme e kolegut Enrik Mehmeti është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe komunitetin e gazetarëve.

Enrik Mehmeti la pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët.

Redaksitë e “Panorama”, “BalkanWeb” dhe “News24” u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të gazetarit Enrik Mehmeti për humbjen e tij të parakohshme.

Gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën, pasditen e së shtunës, në moshën 40-vjeçare, pas një aksideti me motor në plazhin e Porto Novës, në Zvërnec.

Gazetari Enrik Mehmeti ka raportuar ngjarjet nga qarku i Vlorës. Për vite me radhë, Mehmeti ishte fytyra dhe zëri që solli në ekranin e News24 ngjarjet më të rëndësishme të jugut të vendit, nga kronika e zezë te operacionet policore, zhvillimet sociale, politike dhe turistike.

enrik mehmeti

Ai njihej për praninë e menjëhershme në vendngjarje, raportimet ekskluzive dhe këmbënguljen për të sjellë informacionin e verifikuar, edhe në situata të vështira.

Ai iu bashkua News24 që në ditët e para të themelimit të televizionit, duke raportuar me përkushtim dhe profesionalizëm për ngjarjet e ndodhura në qytetin e Vlorës, nga kronika e zezë, operacionet e bujshme policore, problematikat sociale, turizmi etj.

Më herët edhe kreu i PD, Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Blushi dhanë mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale.

© Panorama.al

Te lidhura