Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Belinda Ballukut iu hoq pezullimi pa u shqyrtuar çështja. Nga jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ish-Kryeministri bëri një analogji me kohën kur Ilir Meta dha dorëheqjen pa pritur kërkesën e Prokurorisë.
Berisha u shpreh se “në këtë vend janë arrestuar edhe kryeministri, ndërsa ministra dhe zv kryeministri kanë dhënë dorëheqjen”.
“Në 2011 Ilir Meta, nuk kishte skap, pa reformë nuk priti kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetin, por dha dorëheqjen, hoqi dorë nga imuniteti dhe ju përgjigj prokurorisë. Janë arrestuar edhe kryeministra në këtë vend, kanë dhënë dorëheqjen zv kryeministra. Kanë dhënë dorëheqjen cdo ministër, përveç njërit.
Një ditë prapa shumëzon me zero Skap dhe BKH nëpërmjet Irenave të Gjykatës Kushtetuese.
Heqin pezullimin pa shqyrtuar çështjen. Bëjnë një akt të tillë. Ky sistem që u ngrit mbi korrupsionin më të madh, që u ngrit mbi lobimin e Soros për tia dhënë drejtësinë Edi Ramës është një sistem i falimentuar”, tha Berisha.
© Panorama.al










