U bë simbol i protestës, flet në protestë Niko Qarkaj: Rama një diktator që nuk e ka njohur Europa! Ik me dëshirë sepse populli ka edhe mënyrë ta tjerë për të të larguar

Jul 5, 2026 | 21:25

Niko Qarkaj protestuesi simbol i revolucionit të flamingove u lirua sot nga gjykata pasi ishte arrestuar nga policia pas trazirave të enjten para parlamentit. 

niko qarkaj

Ai u shpreh në protestën e 36-të se Rama është një diktator që nuk e ka njohur Europa, duke i kërkuar atij të largohet me dëshirë.

Niko Qarkaj: Nuk kam fjalë, jemi të paparë. Nuk e besoja kurrë se do dilja këtu. Kam lindur në qytetin e bukur Kukës. Gjyshin ma kanë vrarë në litar në 46. Babain tim e kanë shfrytëzuar në miniera. Mua më pinë gjakun prej 36 vitesh. Djalin ma detyruan të hipë në gomone në moshën 15 vjeçare të ikë në Londër. I bëj një pyetje këtij që drejton këtë qeveri është një diktator se nuk e ka njohur gjithë Europa. I them Edi Ramës, çfarë po kërkon nga populli shqiptar që të shporresh. Do gjak Edi Rama? Zoti Rama nëse do jetë jetë njeriu do jem i pari që do jap jetën në këtë shesh. Edi Rama ik vetë se populli ka dhe mënyra të tjera.

© Panorama.al

Te lidhura