Sipërmarrësi paralajmëron: 6 deputetë të PS janë gati ta çojnë qeverinë Rama në votëbesim! Po ju vjen ora! Ky është fundi yt

Jul 5, 2026 | 20:53

Vijoi edhe në ditën e 36-të protesta madhështore qytetare kundër qeverisë Rama.

proteste

Sakaq, një sipërmarrës mori fjalën në podiumin e improvizuar dhe paralajmëroi se 6 deputetë të PS-së janë gati ta çojnë qeverinë Rama në votëbesim.

Protestuesi: Na quan dështakë. Kam një pyetje. E nisi me shëndetësia falas, arsim cilësor. Rend dhe siguri. 300 mijë vende pune. Dhe nuk mbaronte liste nëse do i thonim se janë të pafundme dështimet e këtij njeriut. Kam një thirrje për deputetët e PS dhe të PD. ata pak që kanë një fije dinjitet. Ju e dini se rënia e Ramës është dhe fikja e karrierës suaj. 6 deputetë të PS kanë shprehur dëshirën për të hequr dorë dhe për ta çuar qeverinë në votëbesim. Po vjen ora. Ju Edi Rama dhe Sali Berisha keni vjedhur ëndrrat e këtij vendi. Ky është fundi jot. Ju dua shumë, jeni fantastik. Jemi liria, po bëjmë histori, jemi këtu për vlera. Jemi këtu për republikë që i takon njerëzve dhe jo një parlament noter të një kryeministri të korruptuar.

© Panorama.al

Te lidhura