“Bota ka kthyer sytë te ne”- Emigranti nga Gjermania: Të tregojmë se nuk e meritojmë këtë kryeministër! Dje ishte vota e vërtetë në shesh, jo ajo që manipulon Rama dhe Ulsi Manja

Jul 5, 2026 | 20:15

Vijoi edhe sot protesta e 36-të kundër qeverisë Rama, pjesë e së cilës ishte dhe diaspora. 

proteste emigranti

Një prej emigrantëve foli në podium duke thënë se e gjithë bota sot ka sytë nga Shqipëria.

Emigranti: Bota ka kthyer sytë te ne. Ne duhet të tregojmë se e duam demokracinë. Se nuk e meritojmë këtë kryeministër dhe qeveri. Më shumë se kurrë një front i përbashkët për një qëllim. Jemi zgjuar gjithnjë vonë dhe jemi marrë me konflikte me njëri tjetrin. Shqiptarët kanë trokitur te kundërshtari për  të bashkëpunuar. Kërkohet një bashkim i madh. Që të jemi të gjithë. Protesta e madhe të sjelli një produkt. Ka njerëz të infiltruar që vijnë këtu për të na përçarë. Të gjithë jemi këtu jemi politik, sot jemi për një ndryshim. Dje ishim 200 mijë veta. Kjo është vota e vërtetë jo ajo që manipulon Edi Rama me Ulsi Manja.

© Panorama.al

Te lidhura