Pjesë e protestës së 36-të ishte dhe diaspora shqiptare. Një prej tyre, një shqiptar nga Gjermania foli në podium, ai ishte përkthes në sistemin e drejtësisë dhe i angazhuar me CDU.
Ai theksoi se Rama manipuloi votat dhe po fal tokat e shqiptarëve të huajve për favore. Ai i kërkoi intelektualëve dhe profesorëve të jenë më aktiv me protestën, dhe protestës i kërkoi të mbajë zjarrin ndezur.
Përkthyesi: Komunizmin e kemi nëpër këmbë. Jam për tu drejtuar atij që mori thesin me miell në këmbim të votës. Dua ta pyes e mbarove thesin e miellit, e kuptove se çi ke bërë shqiptarëve. E shikon se të gjithë bashkëpunuan për të vjedhur tokat dhe falsifikuar pronat. Shqiptarët enden rrugëve për të marrë pronat. I bëj thirrje deputetëve të PE dhe Ursula von der Leyen që neve shqiptarëve ta na trajtojnë njëlloj si vendet e tyre. Protestoj edhe për doktorin dhe pacientin në Onkologjik që nuk ka para për ilaçet. Doli e vërteta që Edi Rama ka manipuluar votat se Europa ja dha me shkrim. Manipuloi votat, administratën. Kam pyetje për doktorët dhe profesorët, ku janë ata sot. Plagjiatura është sistem. Më mungojnë dhe gazetarët që flasin në televizione në vetën e tretë. Media është e paguar. Shqipëria është e jona, toka është e jona. Shumë respekt kemi për popullin e Izraalit. Gjyshërit tanë i kanë streguar kur i përndiqte Hitleri. E duam Izraelin po e duam atje ku është. Rama nëse do të falë tokë të japë atë të babait apo të gjyshit të tij në Vuno. Kemi dashuri për popullin e Amerikës. Jemi pro kapitalizmit, por duam projekte transparente.
Kam një lutje këshillë, zjarrin ta mbajmë ndezur. Ai përfiton që të gjej momentin ti përçajë siç bëri me studentët. Kam një vërejtje për deputetët që e gjetën vrimën e miut për ti ikur popullit ndërkohë që ikin me fuoristrada 100 mijë euro. Këta nuk janë politikanë. Mos e shisni votën.
© Panorama.al












