“U arrestuan pa asnjë provë dhe fakt”- Deputeti i PD pas lirimit të protestuesve nga Gjykata: U ndaluan nga Policia me urdhrat e Ergys Agasit! Narkoshteti ka rënë

Dec 24, 2025 | 15:12

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar menjëherë pas lirimit nga Gjykata e Tiranës të protestuesve opozitare, që u cilësuan arrestime të paligjshme dhe u vendosën në detyrim paraqitjeje.

klevis balliu

Ai nënvizoi se arrestimet ishin bërë pa asnjë provë dhe fakt dhe ishte një përpjekje e shtetit për të frikësuar qytetarët opozitarë.

“U faktua se nuk kishte asnjë provë dhe asnjë fakt, por vetëm një përpjekje e shëmtuar për të frikësuar qytetarët përmes dhunës së narkoshtetit”, shkruan ligjvënësi opozitar.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

“Të rinjtë që u arrestuan nga policia nën urdhrat e Ergys Agasi u liruan.

U faktua se nuk kishte asnjë provë dhe asnjë fakt, por vetëm një përpjekje e shëmtuar për të frikësuar qytetarët përmes dhunës së narkoshtetit.

Por gabuan. Sot, ata janë edhe më të motivuar. Nëse Edi Rama nuk largohet, reagimi qytetar do të intensifikohet dhe do të zgjerohet.

Narkoshteti ka rënë dhe është e padiskutueshme që nuk do të lejojmë kurrë që arkitekti i tij të vazhdojë uzurpimin e institucioneve”.

klevis balliu postimi

© Panorama.al

Te lidhura