U aksidentua në punë, humb jetën administratori i minierës në Bulqizë! Policia shoqëron disa persona

Nov 4, 2025 | 11:07

Administratori i një subjekti minerar në zonën e Theknës në Martanesh ka humbur jetën pas aksidentit gjatë punës.

miniera e kromit

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte, ku 62-vjeçar me iniciale S.K humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.

Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bulqizë / Informacion paraprak

Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura