U aksidentua dhe dyshohet se e mori rrjedha e përroit, gjendet pas një muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Feb 7, 2026 | 11:50

Pas gati një muajsh kërkime është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30-vjeçari i cili u aksidentua dhe më pas u mor nga rrjedha e përroit, ngjarje e ndodhur në 10 janar në Klos. 

klos-makina-perrua1

Trupi është gjetur 30 kilometra nga vendi ku ndodhi aksidenti. Makina në të cilën ndodhej Karaj dhe shoku i tij Andi Losha u aksidentua dhe përfundoi në përroin në fshatin Darsë të Klosit.

Që prej ditës kur ndodhi ngjarja kërkimet në rrjedhën e lumit Mat janë bërë pa ndërprerje ku çdo ditë në terren kanë qenë dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë të Jurgenit e struktura të tjera.

Grupeve iu bashkuan edhe ekipe nga Kosova që ndihmuan me mjete dhe pajisje speciale.

© Panorama.al

Te lidhura