Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se qeveria e tij do të vendosë për shitjen e mundshme të avionëve luftarakë F-35 Turqisë, në fillim të takimit të tij me Rexhep Tayip Erdogan në margjinat e Samitit të NATO-s në Ankara.
“Është një vendim që do ta marrim”, tha presidenti amerikan, duke shtuar se bisedimet e tyre do të diskutojnë gjithashtu bashkëpunimin tregtar dhe ushtarak.
Në veçanti, Trump tha se do të vendosë së shpejti nëse SHBA-të do t’i shesin Turqisë avionë luftarakë F-35, pavarësisht një ndalimi të Kongresit, duke e lavdëruar Ankaranë si “më besnike” sesa vendet e tjera që i kanë marrë avionët.
“Ne kemi një marrëdhënie më të mirë me Turqinë dhe Turqia, në shumë mënyra, ka qenë shumë më besnike sesa vendet e tjera që ne mendonim se ishin besnike”, tha Trump, duke argumentuar se shumë besojnë se Ankaraja duhet të jetë në gjendje të blejë F-35, pavarësisht prokurimit të një sistemi rus të mbrojtjes ajrore.
Presidenti amerikan tha se shitja e avionëve luftarakë është “diçka që po e shqyrtojmë me siguri”.
“Është një avion i shkëlqyer, më i miri – tani për tani padyshim më i miri – dhe sigurisht që është diçka që do ta shqyrtojmë”, tha ai.
© Panorama.al












