Turpërohen vlonjatët, pësojnë 5 gola në Çeki

Jul 22, 2011 | 12:09

Skuadra e Flamurtarit është mundur dje me rezultatin e thellë 5-1 në Çeki, duke përmbushur kështu dështimin e plotë në turin e dytë të Ligës së Europës. Rezultati i përgjithshëm në përballjen e dyfishtë me Jablonecin shkoi në (7-1), duke qenë se edhe në Vlorë kuqezinjtë ishin mundur me rezultatin 2-0. Çuditërisht, është Flamurtari ai që sulmon që në fillim, duke mbajtur për disa minuta nën presion vendësit e Jablonecit. Megjithatë, pas 10 minutave të para, janë miqtë që marrin kontrollin e lojës dhe me anë të Lafatës rrezikojnë dy herë. Megjithatë, goli i parë erdhi në minutën e 25-të me anë të Kovarik. Vetëm pesë minuta më pas, Jabbloneci dyfishon me Pitakun, i cili pasi merr një pasim tokazi nga e djathta në hyrje të zonës, fiton duelin e shpejtësisë me mbrojtësit vlonjatë dhe mposht sërish Moçkën. Atëherë kur dukej se Flamurtari po shpërbëhej, ishte Flamurtari që shënoi. Sakaj shndërron në gol një penallti të fituar nga Veliu, pasi ky ishte rrëzuar në zonë në mënyrë të parregullt nga kundërshtarët. Në fraksionin e dytë të lojës, vendasit shënuan sërish me Kovarik, Pitak dhe Lafata duke e çuar rezultatin në 5-1 dhe të përgjithshmin në 7-1.

Jablonec    5
Flamurtari    1

Shënues: Kovarik 25′, Pitak 30′, 61′, Lafata 55′, Kovarik 70’/Sakaj 36′(p)
Kartonë të verdhë: Benes 35′, Lafata 57’/ Arbri 53′
Gjyqatrë: Lars Kristofersen, Jakob Bile, Deria Oguz (Danimarkë)
Jablonec: Spit, Jablonskki, Kopiç (Vosahlik 64′), Pitak, Elias, Luçka, Kovarik (Novak 82′), Lafata, Jarolim (Vanek 34′), Benes, Pavlik. Trajner: F.Komnacki
Flamurtari: Moçka, Brahja, Begaj, Veliu, Sakaj, Lena (Grami 67′), Arbri, Kuqi, Progni (Çutra 86′) Idrizaj (Liçaj 46′), Shehaj. Trajner: G.Magani

© Panorama.al

Te lidhura