“T’u thuash njerëzve F*ck you, kush je ti mër plehrë?”- Florian Haçkaj revoltohet me Ramën: Mos e provoko popullin, pushtetin e ke mbajtur me krimin dhe paratë e vjedhura

Jun 23, 2026 | 16:21

Aktivisti i Diasporës, Florian Haçkaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklarateve të kryeministrit në Financial Times, duke i thënë një pjese të njerëzve që nuk e duan “Fuck you”.

rama hackaj proteste

Në një deklaratë të fortë, Haçkaj u shpreh i revoltuar ndaj Ramës, duke thënë se nuk mund t’u flitet me përçmim njerëzve që kanë halle dhe kërkojnë ndryshim.

Ai solli edhe një histori personale për babain e tij, duke e lidhur me gjendjen e shërbimeve shëndetësore dhe duke akuzuar Ramën se pas 13 vitesh në pushtet ka lënë pas probleme të mëdha për qytetarët.

“Babai im ka qenë një nga njerëzit më të nderuar në Tiranë dhe Shqipëri. Ai ndërroi jetë në Vjenë, ndërsa mijëra shqiptarë vuajnë çdo ditë sepse nuk gjejnë zgjidhje në vendin e tyre”, u shpreh Haçkaj.

Më tej, ai kritikoi kryeministrin për sulmet ndaj qytetarëve dhe përdorimin e materialeve nga rrjetet sociale, duke thënë se një kryeministër nuk duhet të përballet me njerëzit në këtë mënyrë.


Reagimi i Hackaj: 

T’u thuash njerëzve Fuck you, kush je ti mër plehrë? Babai im ka qenë një nga njerëzit më të nderuar në Tiranë dhe Shqipëri, ndërroi jetënë Vjenë nga kanceri i mëlçisë sepse mjekësia në nivelin ku e ke lënë ti e kuronte për ulcerë o plehrë. Dhe si babai im janë me mijëra shqiptarë që vuajnë, bëjnë cirqe botës, se shëndetësia është në atë pikë ku e ke lënë ti në 13 vite qeverisje. Sepse keni vjedhur gjithë paratë dhe ti ke guxim ti thuash popullit Fuck you. Po populli ta ka thënë me kohë, ça të kesh ku ti mbaj pragu i derës. Mos e kruaj me popullin mos i jep gojës. Ik një orë e më parë. Boll u talle me njerëzit, boll i linçove një nga një. e turpshme që një kryeministër ende në detyrë të nxjerrë ato video, ato foto të njerëzve në privat që kanë një mijë halle. se ti zotëri kur ke halle i hyp helikopterit për të shkuar në cepa të Shqipërisë. Kur shkatërrohen rrugët me paret që ju i vidhni në çdo cent, që bien rrugët pas një muaji, qytetarët ngelen atje. shqiptarët që sëmuren rrugës që nuk shkojnë dot në spitale, ti i hip helikopterit, ti familja jote dhe kush janë njerëzit, kurohen jashtë. Shqiptarët bëjnë cirqe, e kanë mbushur rrjetin me gofund.me se nuk kanë mundësi  të marrin kurim për gjërat që ti o ndyrësirë ti dhe soji jot i keni vjedhur çdo cent dhe i ke lënë njerëzit pa bukë të shesin çdo gjë që kanë që të kurojnë njerëzit e tyre të dashur. Kështu që mbylleni gojën të paktën mos kaloni në këtë gradë se do e ktheni personale me çdo njeri që është aty. Atë pushtet që ke mbajtur me forcën e krimit, me paratë e vjedhura me ata njerëz që ke në administratë që i lincon përditë boll e ke. Tani është momenti që të japësh dorëheqjen dhe qytetarët ta marrin Shqipërinë në dorë siç i takon për një Shqipëri pa korrupsion ku qytetarët nuk duhet të shkojnë në çdo cep të botës të kurohen se ti e ke lënë Shqipërinë në këtë pikë. 

© Panorama.al

Te lidhura