Tryeza për drejtësinë, Sekui: Pavarësi në gjyqësor

Jan 24, 2012 | 11:35
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui

TIRANE- Ambasadori i BE-se, ne vendin tone, Etore Sekui ka theksuar domosdoshmerine per konsolidimin e gjyqesorit dhe reformat e duhura per garantimin e nje drejtesie te pavarur.

Deklarata eshte bere sot gjate tryezes per drejtesine me nismen e BE, ne kuader te takimit EURALIUS III.

Ne tryeze jane te pranishem ministri i Drejtesise, Halimi, kryeprokurorja Ina Rama, kreu i Gjykates se Larte, Shpresa Becaj, nenkryetari i KLD-se, Kreshnik  Spahiu, ambasadore e perfaqesues te tjere te drejtesise e gjyqesorit.

Sekui ka deklaruar se EURALIUS është një projekt asistence i cili është i financuar nga BE-ja për të mbështetur sistemin e drejtësië. “Kam vënë re një nivel mbrësëlënës që Europa ka për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. 100 milionë euro të sponcorizuara nga BE-ja që janë kthyer në projekte, gjykata, qëndra rehabilitimi, burgje, trajnime dhe në shërbime që kanë shkuar drejt të drejtave themelore të shqiptarëve” tha ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura