Trump zbulon detaje nga telefonata me Xi Jinping! Presidenti amerikan do të vizitojë Kinën në pranverë, dy liderët arrijnë marrëveshje për fermërët

Nov 24, 2025 | 20:07

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë “shumë të mirë” telefonike me presidentin kinez, Xi Jinping, ku u diskutuan çështje kyçe si lufta në Ukrainë dhe eksportet bujqësore amerikane.

trump xi jinping

Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se gjatë bisedës është arritur një marrëveshje e rëndësishme për fermerët amerikanë.

“Arritëm një marrëveshje të mirë dhe shumë të rëndësishme për fermerët tanë të shkëlqyer,” shkroi ai, duke shtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë aktualisht “jashtëzakonisht të forta”.

Presidenti amerikan bëri të ditur se ka pranuar një ftesë nga Xi Jinping për të vizituar Kinën në prill. Ai shtoi se menjëherë më pas do të planifikohet edhe një vizitë zyrtare e presidentit kinez në Shtetet e Bashkuara.

Ky zhvillim vjen në një moment kur dy ekonomitë më të mëdha në botë po kërkojnë të zbusin tensionet dhe të forcojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme strategjike..

© Panorama.al

Te lidhura