Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shënjestruar sërish kryeministren italiane, Giorgia Meloni, disa ditë pasi tha se ajo i ishte lutur për të bërë një foto gjatë samitit të G7-ës që u mbajtë në Francë.
Trump ndau një foto meme në Truth Social ku shfaqet së bashku me kryeministren italiane, sipër së cilës shkruhej “Nevojitet urdhër kufizues” .
Publikimi i mesazhit vjen në prag të samitit të NATO-s , i planifikuar për 7 dhe 8 korrik në Ankara të Turqisë, ku pritet të marrin pjesë të dy udhëheqësit.
Vetëm dy javë më parë, Presidenti Trump, pas samitit të Evianit, pretendoi se Meloni e kishte lutur për një foto së bashku në Francë. Kryeministrja italiane iu përgjigj kësaj akuze duke i thënë se “Unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë”.













