VIDEO/ Me urgjencë në spital për dëmtimin e pabesueshëm, futbollisti i Anglisë del me oksigjen dhe barelë

Jul 6, 2026 | 9:43

Anglia fitoi me rezultatin 2-3 ndaj Meksikës në “Estadio Azteca”. Paraqitje historike për ekipin e Tuhel, që tashmë bën llogaritë për çerekfinalen me Norvegjinë.

Screenshot-2026-07-06-092555

Jo gjithçka ishte festë pas ndeshjes. Jordan Henderson, i cili nuk mori minuta, u largua me urgjencë drejt spitalit. Gjithçka ndodhi gjatë festës, ndërsa Henderson u pengua me reklamat dhe u dëmtua. Më pas iu dha oksigjen, ndërsa duhet të largohej me barelë nga fusha dhe përfundoi në spital.

Ish-kapiteni i Liverpulit rrezikon të mos luajë në vazhdim, për shkak se ka dëmtuar kyçin e dorës. Ishte trajneri Tuhel që konfirmoi dëmtimin për 36-vjeçarin, që edhe u ndëshkua me karton të verdhë dhe pse ishte në stol.

Henderson nuk pritet të ndikojë te llogaritë e Tuhel. Më shumë ishte si lojtari me eksperiencë që iu bashkua grupit në këtë Botëror.

Dëmtimi: (VIDEO)

DMETIMI

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura