Kryeministri ironizon protestuesit me vargjet për “kundërshtarët e mi”, gazetari i përgjigjet me poezinë e Dritëro Agollit: Në vendin tim në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmend!

Jul 6, 2026 | 9:35

Në kulmin e protestave që prej javësh po zhvillohen në Tiranë, ku mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë ka zgjedhur t’u përgjigjet duke i ironizuar përmes vargjeve të poetit Dritëro Agolli.

rama klevin muka

Në një postim në rrjetet sociale, Rama publikoi poezinë “Kundërshtarëve të mi”, ku ndër të tjera thuhet:

“Ju aq baltë po hidhni mbi mua,
Sa në baltën që kam përmbi trup,
Mund të mbijë një dardhë a një ftua…”

Poezia përcjell idenë se sulmet dhe kritikat kthehen në forcë dhe mundësi.

edi rama

Por postimi i kryeministrit ka marrë një përgjigje nga gazetari Klevin Muka, i cili ka zgjedhur gjithashtu t’i referohet Dritëro Agollit.

Muka publikoi poezinë “Një i çmendur, një vend e çmend”, ku vargjet përmbyllëse thonë:

“Në vendin tim e në vendin tënd,
Një i çmendur, një vend e çmend.”

klevin muka

© Panorama.al

Te lidhura