Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se beson që udhëheqësi rus, Vladimir Putin, mund të jetë duke e ndihmuar Iranin në luftën e tij kundër SHBA-së dhe Izraelit.
Trump e bëri këtë deklaratë në një intervistë radiofonike me Fox News.
“A mendoni se Putini po i ndihmon ata?” e pyeti gazetari, të cilit Trump iu përgjigj:
“Po, mendoj se ai po i ndihmon pak”. “Ndoshta, dhe ai ndoshta mendon se ne po e ndihmojmë Ukrainën, apo jo?” shtoi Trump.
Presidenti amerikan foli gjithashtu për mundësinë e rënies së regjimit në Iran, duke thënë:
“Unë me të vërtetë mendoj se është një pengesë e madhe për njerëzit që nuk kanë armë. Mendoj se është një pengesë shumë e madhe… Do të ndodhë, por ndoshta jo menjëherë”.
© Panorama.al












