Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shprehur pakënaqësinë e tij me kontaktet me delegacionin iranian në nivelin e negociatave bërthamore në deklaratat e tij.
Duke folur me gazetarët para udhëtimit të tij në Teksas, Trump theksoi se megjithatë do të ketë më shumë bisedime të premten dhe se ai ende dëshiron të arrijë një marrëveshje.
“Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Nuk jam i kënaqur me to, por priten bisedime të mëtejshme të premten. Dua të bëj një marrëveshje me ta.”, tha ai.
Kujtojmë që bisedimet mbi programin bërthamor të Teheranit vazhduan këtë javë, mes përforcimeve masive ushtarake amerikane në rajon. Trump tha se nuk dëshiron të përdorë forcë ushtarake ndaj Iranit, por se ndonjëherë është e nevojshme.
Omani, i cili po ndërmjetëson bisedimet, dërgoi sot ministrin e tij të jashtëm në Uashington për diskutime mbi çështjen me zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance, sipas një burimi të njohur me çështjen.
© Panorama.al












