Trump këmbëngul për Groenlandën: Është shumë e rëndësishme për ne, por jo për Danimarkën! Duhet ta kishim marrë që pas Luftës së Dytë Botërore

Jul 8, 2026 | 11:13

Në hapje të samitit të NATO-s në Ankara, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se Groenlanda ishte e rëndësishme për Amerikën, por jo Danimarkën.

trump

“Groenlanda është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, por jo për Danimarkën”, u shpreh ai, duke iu referuar territorit autonom danez.

Duke iu referuar pranisë ushtarake amerikane në ishull gjatë Luftës së Dytë Botërore, Trump tha:

Ne e morëm Groenlandën dhe pastaj, si budallallëk, ua kthyem mbrapsht. Nuk duhej t’ua kishim kthyer atyre sepse ne jemi ata që kanë nevojë për të.”

“Ata u mundën shumë shpejt. Danimarka u mund në më pak se një ditë nga nazistët. Kur kjo ndodhi, ata menjëherë e kaluan kontrollin tek ne. Nuk e di pse”, shtoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura