Trump: Duhet të përfshihem personalisht në zgjedhjen e liderit të ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit është i parëndësishëm

Mar 5, 2026 | 17:51

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të enjten në një intervistë për Axios se e sheh si të nevojshme përfshirjen e tij personale në zgjedhjen e liderit të ardhshëm të Iran, duke krahasuar situatën me ndërhyrjen e tij të mëparshme në Venezuelë.

xrwma-trump2

Trump theksoi se Mojtaba Hamenai, djali i udhëheqësit të vrarë suprem Ali Khamenei dhe kandidat favorit për pasardhës, nuk është një zgjedhje e pranueshme për Uashingtonin. Sipas tij, nëse Mojtaba vijon politikën e të atit, zgjedhja e tij mund të çojë SHBA-në “përsëri në një luftë brenda pesë viteve”.

Presidenti shtoi se synimi i tij është të përfshihet personalisht në mënyrë që të emërtohet një lider që, sipas tij, do të sjellë harmoni dhe paqe në Iran, duke refuzuar mundësinë e pasardhësit brenda sistemit aktual regjimit.

“Po humbasin kohën e tyre. Djali i Khameneit është i parëndësishëm. Duhet të përfshihem në zgjedhje, ashtu si bëra me Delsi [Rodriguez] në Venezuelë”, tha Trump.

Trump: Herzog duhet të falë sot Netanjahun

Në një intervistë për Channel 12, Trump deklaroi se presidenti izraelit Isaac Herzog duhet t’i japë sot falje kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Nuk dua që asgjë të shqetësojë Bibi-n përveç luftës me Iranin”, tha Trump, duke theksuar se ai ka biseduar me Herzog për këtë çështje për më shumë se një vit. “Më ka premtuar pesë herë se do t’i jepte falje Bibi-t, i thashë se nuk do ta takoja nëse nuk do ta bënte këtë.”

© Panorama.al

Te lidhura