KAJRO- Në ditën e tretë të protestave të përgjakshme në sheshin Tajrir në Kajro, kabineti qeveritar i Egjiptit ka dhënë dorëheqjen.
Zëdhënësi i kabinetit, Mohamed Hegazi, tha se qeveria e kryeministrit, Esam Sharaf, ka paraqitur dorëheqjen te Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura të Egjiptit.
Hegazi tha se qeveria “do ta vazhdojë punën” derisa dorëheqja të pranohet nga regjimi ushtarak i vendit.
Qeveria e Sharafit ishte kritikuar për joefikasitet dhe nënshtrim ndaj regjimit ushtarak.
Kritikat erdhën prej një varg politikanësh egjiptianë.
Si pasojë e përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë thuhet se brenda tri ditëve të fundit kanë vdekur mbi 20 njerëz, ndërsa janë lënduar mijëra të tjerë.
© Panorama.al











