Brenda pak minutash dy aksidente janë shënuar në zonën e Tiranës. Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në afërsi të shkollës “Vasil Shanto” në kryeqytet.
Nga përplasja e një makine me një motorr mbetën të plagosur një burrë dhe një grua, kjo e fundit në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me identitetin e të plagosurve apo për shkaqet që kanë çuar në këtë aksident të rëndë.
Me pak minuta diferencë një tjetër aksident është shënuar në autostradën Durrës- Tiranë, ku një kalimtar 70 vjeç është plagosur rëndë, ne kohen qe po kalonte trafik-ndaresen. I identifikuar si Ferit Qose, i plagosur është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku raportohet se është në gjendje kritike për jetën.
© Panorama.al











