Policia e EULEX-it dhe e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me vrasjen e policit Enver Zymeri, në 25 korrikun e 2011-s. Sipas mediave lokale, ai nuk është asnjëri prej të shumëkërkuarve nëpërmjet Interpolit, ai është një qytetar i nacionalitetit serb. Zyrtarë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës nuk e kanë dhënë identitetin e të arrestuarit. Nëpërmjet një komunikate për media, misioni i EULEX-it ka treguar se arrestimi tij është bërë pas punës së përbashkët hetimore. “Arrestimi u bë në fshatin Çabër, në Veri të Kosovës. Momentalisht, individi është duke u marrë në pyetje”, thuhet në njoftimin zyrtar të EULEX-it. Ky është arrestimi i parë që bëhet për vrasjen e policit kosovar në trazirat e korrikut nga serbët e Veriut, ndërkohë që më parë ishin 6 emra serbësh të kërkuar për ngjarjet në Veri.











