Trajneri Vilas-Boas: Braga është e fortë, por Porto nuk e diskuton

May 18, 2011 | 10:39

Finalja mes Portos dhe Bragës ka qenë paparashikueshme në Ligën e Europës. Në fakt, surpriza ishte pikërisht Braga, e cila ka arritur të eliminojë kundërshtarë mjaft prestigjiozë. Nga ana tjetër, skuadra e trajnerit Vilas-Boas, ka treguar një superioritet të ndjeshëm ndaj rivalëve, ndërsa ka dominuar në mënyrë diktatoriale edhe në kampionat. “Ne kemi bërë një punë të jashtëzakonshme deri tani. Sezoni ka qenë perfekt, pasi triumfuam pa asnjë humbje në kampionat dhe tani jemi në finalen e Ligës së Europës. I kemi të gjitha shanset për të realizuar një sezon të paharrueshëm dhe unë jam i bindur që nuk do të dështojmë. Nuk jemi mundur në asnjë ndeshje me Bragën sivjet, megjithatë, në finale gjërat ndryshojnë. Ata nuk kanë asgjë për të humbur, për rrjedhojë do të jenë shumë të qetë psikologjikisht”, deklaroi Vilas-Boas. Ndërsa Trajneri i Bragës është në ndeshjen e tij të fundit në krye të ekipit, pasi do të marrë drejtimin e Sporting Lisbonës më pas. “Askush nuk e priste që ne do të arrinim deri këtu, ndaj jam krenar për lojtarët e mi. Tashmë janë fare të paktë ata që presin se do të fitojmë ne dhe kjo është më se normale. Porto është një ekip shumë cilësor, dhe pa diskutim që është favoriti për të fituar”, u shpreh tekniku Domingos Pasiensia.

Formacionet e mundshme

Sonte, 20:45
Porto (4-3-3): Helton, Pereira, Maikon, Rolando, Sapu-naru, Fernando, Mutinjo, Guarin, Varela, Falkao, Hulk
Braga (4-4-2): Artur, Silvio, Paulao, Rodrigez, Garsia, Kustodio, Vandinjo, Alan, Mejong, Lima, Viana

© Panorama.al

Te lidhura