Armando Broja nuk është sërish as në stol për Bërnlin.
Dhe pse është ndeshja e Kupës FA ndaj Mansfilld Taun, trajneri Skot Parker vendosi që Broja të mbetet jashtë skuadrës.
Përjashtim ky nga ekipi për ndeshjet zyrtare, pikërisht në një moment mjaft delikat për klubin që është drejt rënies.
Sulmuesi i Kombëtares po kalon momentin më të vështirë te Bërnli, që pas rikuperimit plotësisht nga dëmtimet. Trajneri Skot Parker tha pasi e la në tribunë për ndeshjen e Premier Ligë, që vendimi ishte teknik.
Kështu duket se Broja është kthyer në çështje. Bërnli vendosi të blejë kartonin e tij nga Çelsi në merkaton e verës dhe kontrata u firmos e vlefshme deri në vitin 2030. /Panorama Sport/
© Panorama.al












