
Hoze Mourinjo, trajneri i mirënjohur portugez i Realit të Madridit, do ta arrijë këtë “cak” në stadiumin “Mestaja” të Valencias, ndërsa deri më deri tani ka fiksuar këtë bilanc në stolin e mbretërorëve madrilenë: 38 fitore, 6 barazime, 5 humbje. Sipas statistikave respektive, Mourinjo është në vendin e 18-të, në renditjen e trajnerëve me më shumë ndeshje në “La Liga”. Rekordmen është i madhi Migel Munjoz i Realit të Madridit, me 424 ndeshje si trajner, me diferencë të madhe nga Del Boske, që ka 153.
Nga ana e tyre, futbollistët merengues po tregohen gjithnjë e më optimistë në këtë sezon, që duket se po u buzëqesh. Kristiano Ronaldo tha se, vetë fakti që Reali është përpara Barcelonës në renditje, për momentin, përbën një motivim të madh për të vazhduar përpara me më shumë energji dhe pa u ndalur. “Këtë sezon do të fitojmë trofe, nëse vazhdojmë kështu. I synojmë të tre titujt, kampionatin, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit. Është mjaft e rëndësishme që të jemi përpara Barcelonës,” – theksoi portugezi.











