Tragjedia në “Concordia”, rinisin kërkimet

Jan 20, 2012 | 15:16

Të enjten rinisën kërkimet për trupa në anijen e mbytur në brigjet italiane, “Costa Concordia”, të cilat u ndërprenë një ditë më parë, pasi anija kishte nisur sërish të lëvizte e të zhytej dhe operacionet e shpëtimit do të rrezikon edhe vetë punëtorët e këtyre skuadrave. Një pasagjere gjermane, e cila ishte nisur menjëherë nga Italia pas mbytjes së anijes për në Gjermani, ka mbërritur në shtëpinë e saj. Ajo më parë ishte futur në listat e të zhdukurve. Por, për personat e tjerë që mendohet se kanë mbetur brenda anijes është shumë e vogël mundësia që të kenë mbijetuar.

© Panorama.al

Te lidhura