Toti për Del Pieron: Çfarë kundërshtari, çfarë lojtari, çfarë njeriu!

Nov 10, 2011 | 12:38
Toti dhe Del Piero ne kombetaren axurre

Kapiteni i Romës, Francesko Toti, ka shprehur konsideratat e tij maksimale për homologun e vet te Juventusi, Aleksandro Del Piero, në ditëlindjen e 37-të të këtij të fundit. Në mesazhin e tij për ktë rast, Toti thotë se idhulli i tifozërisë bardhezi është një nga lojtarët më të mirë që ka nxjerrë Italia. Kapiteni i verdhekuqve shprehet plot me admirim për ish-shokun e tij në kombëtaren axurre, për karrierën e tij profesionale, teksa la këtë mesazh në faqen e tij zyrtare: “Kjo është dita e Aleks Del Pieros, e 37 qirinjve të tij! Çfarë kundërshtari, cfarë lojtari, cfarë njeriu! Një simbol i vërtetë, një kampion, i cili i dha mjaft trofe Juventusit dfhe tifozëve bardhezinj. Fanella e tij përbën dinjitet të madh, sikurse sjell frikë për portierët kundërshtarë. Edhe unë kam qenë i frikësuar kur jam përballur me ju në fushën e lojës. Edhe për këtë fakt, të admiroj dhe kam respekt për juve. Urimet më të mira!”
Toti dhe Roma e tij do ta mirëpresin Del Pieron në “Stadio Olimpico”, më 12 dhjetor, në ndeshjen e parë të këtij sezoni për Seria A, në përballjen e ekipeve ku janë kapitenë respektivë.

© Panorama.al

Te lidhura