Topi pret Ina Ramën,kreun e SHISH dhe Burgajn

Sep 9, 2011 | 15:47

UPDATE- Vrasja e gjyqtarit ne Vlore dhe angazhimi total per zbardhjen e saj dhe kapjen e autoreve ka qene ne qender te takimit qe kreu i shtetit zhvillopi ne mesdite me kryeprokuroren e Pergjithshme, Ina Rama, kreun e SHISH-it, Bahri Shaqirin dhe drejtorin e pergjithshem te Policise, Hysni Burgaj.

Në këtë takim me drejtues të lartë të institucioneve të shtetit shqiptar, Presidenti Topi kërkoi një informacion të detajuar mbi zhvillimet e deritanishme që i përkasin ngjarjes tragjike të vrasjes në Vlorë të gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Sipas njoftimit zyrtar te Presidences, theksohet se pasi dëgjoi me vëmendje Prokuroren e Përgjithshme, Drejtorin e SHISH dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Presidenti i Republikës kërkoi angazhimin maksimal të këtyre institucioneve dhe strukturave të tjera vartëse për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve si dhe vënien e tyre sa më parë përpara drejtësisë.

“Kryetari i Shtetit vuri në dukje se një ngjarje e tillë, që ka tronditur sot gjithë opinionin publik, është një goditje tepër e rëndë ndaj figurës dhe profesionit të gjyqtarit si garant i vendosjes së drejtësisë në vend, ndaj dhe për këtë duhet një bashkëpunim shumë profesional dhe i efektshëm mes institucioneve përkatëse për të zbuluar shkaqet dhe gjetur autorët e këtij akti makabër”- thuhet ne njoftim.

Presidenti i Republikës inkurajon të gjithë punonjësit e zbatimit të ligjit që të kryejnë me guxim e profesionalizëm detyrën e tyre fisnike në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

© Panorama.al

Te lidhura