TIRANE- Presidenti, Bamir Topi ka denuar ashpër aktin kriminal që ndodhi sot në Vlorë kundër gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe ka kerkuar hetim te ngjarjes dhe denim te merituar te autoreve.
Permes nje deklarate per mediat, Topi e ka cilesuar ngjarjen e rende, qe mori jeten e gjyqtarit, nje sulm mafioz dhe brutal dhe një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.
“Atentati ndaj një gjyqtari përbën kërcënim për shoqërinë dhe institucionet e shtetit”- thuhet ne deklarate.
Presidenti i shpreh ngushëllimet e thella familjes Konomi dhe njëherësh u kërkon të gjitha autoriteteve përgjegjëse për hetimin e ngjarjes kriminale, të veprojnë me përkushtim e vendosmëri për zbulimin dhe dënimin e merituar të autorëve.
© Panorama.al











