Topi: Politika e ka kuptuar mesazhin e Brukselit

Nov 9, 2011 | 16:37
Presidenti Topi pret Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino

Kryetari i Shtetit, Bamir Topi tha sot se, pavarësisht se  klasa politike shqiptare vazhdon ende të jetë në e përfshirë në vorbullën e debatit dhe retorikës politike për çështje të ditës, ajo tashmë i ka lexuar tashmë qartë mesazhet e Brukselit për integrimin dhe reformat që kërkon ky proces.

Gjatë një takimi me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino, Presidenti i shprehu besimin se, pavarësisht vështirësive për gjetjen e rrugëve të një bashkëpunimi konkret dhe të menjëhershëm, përmes edhe vendosjes së urave të përbashkëta të komunikimit dhe dialogut institucional, klasa politike shqiptare do të dijë të reflektojë dhe të vendosë si përparësi të agjendës së saj politike interesat madhore të qytetarëve shqiptarë.

Në deklaratën e presidencës theksohet se Presidenti Topi i ka bërë me dije Saninon se vendosja si përparësi e agjendës evropiane nga politika shqiptare ka qenë në qendër të mesazheve të tij të vazhdueshme.

Presidenti Topi ka vlerësuar se Shqipëria do të dijë në të ardhmen të dëshmojmë maturinë, përkushtimin dhe vullnetin e duhur politik për t’u reformuar e për të plotësuar të gjitha kriteret e integrimit në Bashkimin Evropian, çfarë përbën edhe përparësinë kryesore të politikës së jashtme.

 

 

Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit të BE-së, Stefano Sanino, ka vlerësuar veçanërisht rolin institucional e kushtetues të Kreut të Shtetit shqiptar në administrimin e situatës politike dhe institucionale aktuale, si dhe mesazhet e qarta dhe korrekte publike të bëra prej tij.

I pranishëm në takim ishte edhe Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui

© Panorama.al

Te lidhura