Topi në Mostar: Feja, jo për imponime politike

Jun 3, 2012 | 11:51
Presidenti Bamir Topi

MOSTAR- Bashkejetese ne paqe e ne harmoni te plote, pavaresisht perkatesise fetare, e cila nuk duhet te sherbeje ne asnje rast per imponime politike apo shteterire ndaj tjetrit apa pakicave. Keshtu eshte shprehur ne fjalen e tij presidenti i vendit, bamir Topi ne punimet e Samitit të 10-të rajonal të UNESCO-s të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore, në qytetin Mostar të Bosnje-Hercegovinës, me temë: “Trashëgimia fetare dhe kulturoro-historike, si bazë e bashkëpunimit intensiv ndërmjet shteteve”.

Topi ka kujtuar shembullin plot domethenie te vendit tone, perbere prej pesë komunitetesh fetare “që jetojnë në harmoni të plotë dhe shekullore me njëri tjetrin”.

“Asnjëherë elementi dhe përkatësia fetare nuk kanë shërbyer për imponime politike e shtetërore ndaj tjetrit, pakicave fetare apo etnike. Në traditën tonë historike, familjare dhe shoqërore, përkatësia fetare myslimane, ortodokse dhe katolike ka shërbyer më shumë si element bashkimi, respekti e harmonie të ndërsjellë, në mbështetje të interesave madhore që kanë pasur qytetarët e shoqëria”- tha Topi gjate fjales se tij.

Sipas tij, martesat midis individëve me besime të ndryshme fetare, bashkëjetesa në çdo qytet të familjeve të besimeve të ndryshme, shkëmbimi i vizitave dhe urimeve të gjithsecilit në festat fetare reciproke janë një traditë e konsoliduar dhe tipar për shoqërinë shqiptare.

Topi theksoi se i njëjti tipar vlen edhe për shqiptarët që jetojnë në vendet e tjera, përfshirë Kosovën, Maqedoninë apo komunitetet e tjera të mëdha në Diasporë.

Duke vlerësuar nismën dhe mbështetjen nga UNESCO për “njohjen dhe vlerësimin e pasurive kulturore dhe historike të vendeve të veçanta dhe të rajonit në tërësi”, Presidenti i Republikës u ndal në çështjen e rëndësishme të “trashëgimisë fetare dhe kulturore si një aset me vlerë në bashkëpunimin ndërshtetëror”, e cila “në historinë tonë të vjetër dhe të re, – tha Presidenti Topi, – ka luajtur një rol aktiv në forcimin e identiteteve shtetërore, kulturore apo etnike, siç edhe ka pasur periudha, në të cilat diversiteti fetar është keqpërdorur në nxitjen e konflikteve dhe luftërave të përgjakshme”, duke nënvizuar më tej se “në kujtesën tonë individuale e kolektive kanë zënë vend imazhe të tilla negative, të cilat, siç dëshmon simbolikisht edhe vendtakimi i sotëm, ishin të panevojshme, dramatike, ecje në krahun e kundërt të historisë dhe në dëm të interesave madhore të vendeve dhe popujve tanë”.

Kreu i Shtetit shqiptar parashtroi në diskutimin e tij, fenomenin e ndeshur shpesh në ditët e sotme, ku “ekstremizmi fetar tenton të imponojë sjellje e vendime politike apo që politika të caktuara ta përdorin atë ai mjet për qëllime politike të ditës”, për të cilin shprehu mendimin se “është përgjegjësia e jonë si vendimmarrës politikë të rajonit të Evropës Juglindore, të refuzojmë çdo tentativë e sjellje të tillë negative dhe njëherësh përmes dialogut dhe modelit të bashkëjetesës fetare e politike, të japim një shembull të shkëlqyer për gjithë botën, duke u bërë imazhi më i mirë i kapërcimit të divergjencave që na ndanin në të shkuarën, nëpërmjet pranimit të tjetrit, respektit për të ndryshmen, e më e rëndësishmja, duke njohur e përqafuar të ngjashmen e të gjithë popujve të rajonit tonë” – nënvizoi Presidenti Topi.
Sipas Topit, grupet ekstremiste kudo në rajon vijojnë të jenë pakicë dhe ky është një lajm i mirë për një standard të ri sjelljeje që forcon bazën e marrëdhënieve të besimit dhe bashkëjetesës.

© Panorama.al

Te lidhura