Topi: Bashkëpunim në interes të qytetarëve

Nov 23, 2011 | 12:24

BURREL- Bashkëpunim në interes të qytetarëve dhe të së ardhmes. Këtë mesazh ka dhënë kreu i shtetit, Bamir Topi gjatë vizitës së tij në Burrel, ku është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga bashkia e qytetit.

Në fjalën e tij, Topi theksoi se duhet bashkëpunim pavarësisht bindjeve politike. Sipas Topit të gjithë  duhet të bashkojnë përpjekjet për Shqipërinë, për të ndërtuar një vend sa më dinjitoz për të ardhmen e brezave.

Titullin, Topit ia dorëzoi kryetarja e Bashkisë, Adelina Farrici, gjatë një ceremonie në Pallatin e Kulturës të qytetit.

“Ky është një nga çastet më të gëzuara dhe emocionuese të jetës sime se gjej të njëjtën mikpritje dhe dashuri, si shenjë e traditës së hershme historike dhe jam krenar që jam tashmë bashkëqytetari juaj”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura