
SHKUP- Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, homologia e tij kosovare, Atefete Jahjaga dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, do të priten nga presidenti maqedonas Gjerogj Ivanov në datat 11 dhe 12 Korrik, në kuadër të takimit të tretë rajonal presidencial.
Takimi do të mbahet në Ohër, ku siç njofton zyra e shtypi e presidentit, Ivanov do të diskutohet lidhur me proceset integurese në BE dhe NATO, si dhe tema të tjera, të cilat duhet t’i lehtësojnë këto procese, si përforcimi i demokracisë dhe reformat, bashkëpunim ekonomik dhe nxitje e investimeve rajonale, ndërlidhja infrastrukturore dhe energjetike, bashkëpunimi tejkufitar në luftën kundër krimit, etj.
Takimi i parë në këtë format është mbajtur në Vlorë, në vitin 2009, ndërsa i dyti në Prizren të Kosovës, vitin e kaluar.
© Panorama.al











