Topi: Austria, shembull me president nga populli

Sep 23, 2011 | 19:30

Austria do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë në rrugen integruese drejt BE-se, nderkohe qe presidenti Bamir Topi ka vleresuar rolin e homologut Fisher, duke e cilesuar Austrine shembull, me nje president zgjedhur nga vete populli.

Deklaratat jane bere gjatë takimit mes kreut të shtetit shqiptar, Bamir Topi dhe Presidentin e Republikës Federale të Austrisë, Hajnc Fisher, gjate takimeve ne kuader te vizites se tij dy ditore ne Vjene.

Të dy Presidentët vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve dhe nënvizuan vullnetin për t’i forcuar dhe intensifikuar më tej ato, si në planin dypalësh dhe në atë shumëpalësh, por veçanërisht në drejtim të forcimit reciprok të dialogut politik. Në këtë kuadër, ata shprehën besimin se këto marrëdhënie shumë të mira e bashkëpunimi ndërshtetëror mes dy vendeve tona do të forcohen edhe më tej në të ardhmen, duke vënë në pah faktin se ekziston një klimë shumë e mirë dhe vullnet e angazhim konkret mes të dyja palëve.

Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për të gjithë mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanshme të Austrisë, sidomos në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si përparësi themelore e politikës së jashtme shqiptare, duke vënë në pah besimin se me përpjekje serioze e me ndihmën e partnerëve evropianë si Austria, vendi ynë do të mundë të marrë shumë shpejt statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

© Panorama.al

Te lidhura