TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka cilesuar “Kurban Kongres”, Kongresin e Partise Socialiste qe prej dy ditesh ka nisur punimet e tij.
Deklarata fare e shkurter eshte bere pas vizites qe kryeparlamentarja zhvilloi sot ne dreke ne seline e Komunitetit Mysliman.
Pyetjes se medias per nje koment lidhur me Kongresin e PS, ajo i eshte pergjigjur ne ikje e siper “Kurban Kongres”, duke ebre nje paralelizem mes tij dhe librit me te fundit te nxjerre nga lideri socialist Edi Rama, “Kurban”.
Nderkohe me heret uroi gjithe besimtaret ne kete dite te shenuar. “Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin. Kjo është një festë e bukur ashtu si edhe dita e sotme dhe bazohet tek sakrifica dhe qëndrimi ndaj sakrificës na bën që ta shohim me optimizën të ardhmen” tha kryeparlamentarja Topalli.
© Panorama.al











