Replika PD- PS për njohjen e rezultateve

May 9, 2011 | 17:03

UPDATE- Në përgjigje për deklaratën e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Partia Socialiste nëpërmjet Mimi Kodhelit tha se pyetja që shtrohet është nësë  kryeministri Sali Berisha dhe Jozefina Topalli do të pranojnë humbjen e thellë dhe jo Edi Rama.

Kodheli theksoi fitoren spektakolare të Edi Ramës në Tiranë duke four për thellim të rezultatit pasi, sipas saj, deri tani janë numëruar zona të cilat njihen si zona të Partisë Demokratike.

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli deklaroi avantazhin në rang kombëtar të “Aleancës për qytetarin”, ndërsa i bëri thirrje liderit të opozitës, Edi Rama që të deklarohet se do të njohë rezultatin.

Sipas saj ky veprim do të ishte një nga surprizat më të mëdha në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.

“Jam këtu për të përgëzuar komisonerët dhe numëruesit dhe për t’i inkurajuar të vazhdojnë më përkushtim procesin dhe zbatimin e ligjit. Ne jemi të vendosur, ashtu siç kemi premtuar, të presim me qetësi rezultatet e shpallura nga komisionet zonale dhe certifikimin nga KQZ-ja”- tha Topalli.

Ajo përgëzoi procesin e votimit, duke u shprehur se dje shqiptaret votuan në paqe, me qetësi dhe si europianë.

Kryetarja e Parlamentit uroj shqiptarët edhe për ditën e Europës.

© Panorama.al

Te lidhura