Topalli, opozitës: Bashkëpunim për reformat

Sep 1, 2011 | 12:11

TIRANË- Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryetarja e Kuvendit ka ftuar opozitën të jetë pjesë e punimeve, të bashkëpunojë për reformën zgjedhore dhe plotësimin e 12 rekomandimeve për integrimin e vendit në BE. Gjatë një konference për hstyp, duke uruar gjithë deputetët për një sesion të mbarë, Topalli ka vlerësuar si emergjente ngritjen e komisionit për reformën zgjdhore, por kjo sipas saj duhet bërë bashkë me opozitën, angazhimi i së cilës është i domosdoshëm.

“Interesat publike, shteti ligjor, integrimi i vendit kërkojnë angazhimin e të gjithë, ndaj duhet të bashkojmë votat. Integrimi nuk është as majtas as djathtas, por obligim madhor kombëtar. Nëse punojmë bashkë, brenda shtatorit mund të bëjmë shumë punë të mira, askush nuk mund të agrumentojë kundër, vendi ka nevojë për mbështetjen e opozitës, për votën e saj”- tha Topalli.

Sipas saj, mazhoranca është e hapur për bashkëpunim, pasi ajo që e pret jetën parlamentare është axhendë reformash, e shqiptarëve dhe integrimi i vendit. “Legjislacion i ardhshëm të jetë i suksesshëm dhe uroj sukseset më të mira të gjithë deputetëve.Kuvendi ka 140 karrike dhe ato kërkojnë 140 deputetë”- tha ajo, duke përsëritur ftesën drejtuar opozitës.

© Panorama.al

Te lidhura