Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vet*vrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori! Refuzon shtrimin në spital dhe…

Mar 26, 2026 | 16:09

Prej 5 muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi, në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës.

korce ngjarja

Ditën e sotme, vajza e mitur e kësaj familje ka tentuar të hidhet nga kati i tretë i pallatit ku ajo banon me nënën dhe dy motrat e saj e një vëlla më të vogël në moshë.

Në vendngjarje, e mitura u shpëtua nga një banor i lagjes i cili u gjend në momentin që e mitura po tentonte të hidhej nga ballkoni.

Ky nuk është rasti i parë për 14-vjeçaren, e cila në 4 tetor 2025 është vetëhedhur nga ballkoni i katit të tretë, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime për shkak të rënies mbi tarracën e një kasolleje që ndodhej poshtë pallatit.

korce 1

Edhe dy ditë më parë, ajo sërish ka dashur të vetëhidhet por është shpëtuar nga policia.

Ajo që ngre shqetësim të madh mbi këtë rast, është fakti se e mitura shfaq një sjellje shumë agresive së bashku me dy motrat e saj, ndërsa sipas informacioneve, ato janë dërguar disa herë në spital në kryeqytet për ndihmë më të specializuar psikiatrike, por ato nuk kanë pranuar asnjëherë të marrin mjekimet e duhura.

policia korce

Këto ngjarje të njëpasnjëshme ngrenë pikëpyetje edhe për mënyrën se si institucionet kompetente, në këtë rast bashkia e Korçës me sektorin e shërbimit social si edhe prefektura, të cilët nuk kanë marrë masat e duhura duke lënë jashtë vëmendjes këtë familje dhe më konkretisht vajzën e mitur 14 vjeçare dhe dy motrat e saj më të vogla.

Nga ajo që mësohet nga burimet, bëhet me dije se e mitura nuk pranon të jetojë në banesën ku rri bashkë me nënën dhe motrat, po ashtu ka shfaqur shenja të rënda agresiviteti kundrejt edhe vetë nënës së saj, e kundër policisë, pasi nuk dëshiron që kjo e fundit të afrohet afër saj, kundër psikologeve dhe sociologeve po ashtu edhe kundër stafit mjekësor, që ka qenë në vendngjarje.

© Panorama.al

Te lidhura