Lirimi i trotuareve, policia bashkiake nis aksionin

Sep 1, 2011 | 12:12

TIRANE- Pas apelit te fundit leshuar nje dite me pare, policia bashkiake e Tiranes ka nisur aksionin per lirimin e hapesirave publike te zena padrejtesisht e ne kundershtim me ligjin.

Aksioni per lirimin e trotuareve nisi nga njësia nr.1 e 2 dhe më pas do zgjerohet në tërë Tiranën. Sipas policise bashkiake, aksioni do të zgjasë një javë dhe do kryhet kryesisht në fundjavë. “Do pastrohen trotuarët nga ata që s’kanë paguar taksat për hapësirat e zëna”- thone perfaqesuas te policise, te shperndare paraditen e sotme ne terren.

Nje dite me pare, tregtarët ambulante, lokalet dhe baret u njoftuan se dje ishe afati i fundit për të liruar hapësirat publike, pas një paralajmërimi të Bashkisë së Tiranës se do të merren masa nëse kjo nuk do të ndodhë deri më 1 tetor.

Nga vëzhgimi i disa mediave është konstatuar se në fakt gjendja nuk ka ndryshuar aspak, tregtarët vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre në trotuar dhe lokalet nuk kanë hequr karriget nga trotuaret.

Dy herë, njëra pas tjetrës Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar tregtarët, ambulantë, të licensuar ose jo të fillojnë lirimin e tyre, duke vënë afat datën 1 tetor.

“Bashkia e Tiranës, u bën thirrje pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilët kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina, të fillojnë lirimin e hapësirave publike deri më datën 1 tetor të këtij viti”- paraljamëronte Bashkia.

Sipas saj këto masa po merren në kuadër të krijimit të hapësirave dhe lehtësirave që u takojnë qytetarëve, ndërsa nëse nuk respektohet afati 1 tetor, në këtë rast do të ndërhyjë policia bashkiake për të zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze.

© Panorama.al

Te lidhura