TIRANË- Policia Bashkiake e kryeqytetit ka depozituar në prokurori një kallëzim panel ndaj dy ish punonjëseve të Tatim Taksave pranë këtij institucioni.
Padia është bërë ndaj shtetaseve Anila Cobani dhe Etleva Duro, që janë dy prej 51 inspektorëve të pushuara nga puna pak kohë më parë.
Gratë kanë reaguar duke akuzuar kreun e policisë bashkiake për ushtrim dhune ndaj tyre, duke pranuar se mes tyre ka pasur një incident.
Ndërkohë vetë policia bashkiake dekalron se kallëzimi në adresë të tyre është bërë për sulm verbal dhe fizik.
Sipas akuzes, ato prej disa ditesh nuk lejojne funksionimin normal te zyres se tatim Taksave prane bashkise, duke penguar vijimin e punes.
© Panorama.al











