Koalicioni i majtë “Aleanca për të ardhmen” ka mbledhur shumicën e votave për anëtarë të Këshillit Bashkiak në Tiranë.Partitë e këtij koalicioni kanë mbledhur deri në orën 02:30 të ditës së sotme 113.217 vota, ndërsa koalicioni i djathtë i kryesuar nga Partia Demokratike, Aleanca për Qytetarin, ka mbledhur 110.706 vota. Diferenca mes dy koalicioneve deri në momentin kur nuk janë numëruar të gjitha kutitë e Njësisë Bashkiake Nr.5, arrin në 2511 vota. Me këtë tendencë, asnjë nga koalicionet nuk do të mundet të arrijë një shumicë absolute për të dominuar Këshillin Bashkiak e për të zhbllokuar vendimmarrjen. Në këtë tabelë bie në sy LSI, e cila është forcë e tretë politike që ka mundur të sigurojë 18.511 vota, duke u kthyer sërish në faktor vendimmarrës në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit.
Minibashkitë
Në shtatë minibashki të Tiranës po numërohen votat për kryetarin dhe Këshillin Bashkiak. Po numërohen votat në shtatë minibashki, ndërsa në katër të tjera ende nuk ka nisur numërimi. Njësia 1, 2, 6, 7, 8, 10 dhe 11 kanë numëruar më shumë se gjysmat e kutive, ndërsa rezultatet paraprake nxjerrin në avantazh kandidatin e koalicionit “Aleanca për të ardhmen” në tri minibashki të Tiranës, ndërsa koalicioni “Aleanca për qytetarin” është në avantazh në katër njësi. Lindita Nikolla, pas numërimit të 28 kutive, nga 39 që ka minibashkia nr.1, është në avantazh me 690 vota ndaj rivalit të saj demokrat në këtë njësi, Agron Seseri. Në Njësinë Nr. 2 në Tiranë, Elez Gjoza i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, pas numërimit të 33 kutive nga 54 që ka kjo njësi, është në avantazh me 970 vota përballë kandidatit të Partisë Socialiste, Artemon Cukalla. Në Njësinë Nr. 6 në Tiranë, pas numërimit të 26 kutive, nga 51 që ka në këtë minibashki, kryeson kandidati i Aleanca për të Ardhmen, Krenar Canollari me 370 vota diferencë, ndaj kryetares aktuale të kësaj njësie, Luzhiana Abazaj. Edhe në Njësinë Nr. 7 të kryeqytetit, kandidati i koalicionit të majtë është në avantazh. Erion Koka, i koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, pas numërtimit të 22 kutive, nga 50 që ka kjo njësi bashkiake, kryeson ndaj rivalit të tij, Krenar Alimehmeti me 309 vota. Gjithashtu dhe në Njësinë numër 8 në avantazh është kandidati i koalicionit të djathtë, Arben Tafaj, i cili në 5 kutitë e para të numëruara nga 30 që ka kjo njësi, ka një diferencë prej 580 votash. Edhe në Njësinë 10, ku vazhdon numërimi, në avantazh është kryetari aktual i kësaj minibashkie, Blend Fuga, i koalicionit Aleanca për Qytetarin, me një diferencë prej 900 votash, kur janë numëruar 15 nga 25 kuti që ka kjo minibashki. Në Njësinë Bashkiake Nr.11 në Laprakë, ku janë numëruar as 30% e kutive, 12 nga 55 që ka kjo njësi, kryeson garën kryetari aktual i kësaj minibashkie, Haki Mustafa, përballë socialistit Naim Asllani, me një diferencë prej 700 votash.
Gara për kryetarin e Bashkisë
Gara për kryetarin e Bashkisë së Tiranës ka vonuar përtej afateve në numërimin dhe nxjerrjen e rezultatit për kryetarët e minibashkive dhe këshillat e tyre bashkiakë. Pritet që sot kjo garë të përfundojë, duke u dhënë mundësi grupeve të numërimit të ecin me më pak ngarkesë dhe tension për të përfunduar këtë proces.
Votat për kryetar të Njësive bashkiake
Njësia Nr. 1 28/39 kuti
Lindita Nikolla AA 7014
Agron Seseri AQ 6394
Njësia nr.2 33/54 kuti
Artemon Cukalla AA 8973
Elez Gjoza AQ 9946
Njësia nr. 6 26/51 kuti
Krenar Canollari AA 5362
Luzhiana Abazaj AQ 4992
Njësia nr.7 22/50 kuti
Erion Koka AA 5710
Krenar Alimehmeti AQ 5399
Njësia nr.8 5/30 kuti
Sadi Vorpsi AA 1091
Arben Tafaj AQ 1675
Njësia nr.10 15/25 kuti
Enada Alikaj AA 3187
Blend Fuga AQ 4125
Njësia nr.11 12/55 kuti
Naim Asllani AA 2337
Haki Mustafa AQ 3091
Koalicionet Zgjedhore
ALEANCA PER QYTETARIN
1. Aleanca Demokratike 1479
2. Aleanca Europiane Ekologjike 417
3. Bashkimi Liberal Demokrat 810
4. Lëvizja Socialiste për Integrim 18.511
5. Lidhja Demokristiane Shqiptare 648
6. Partia Agrare
Ambientaliste 634
7. Partia Aleanca Demokristiane 179
8. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian
9. Partia Aleanca për
Demokraci dhe Solidaritet 180
10. Partia Aleanca
Popullore 239
11. Partia Balli Kombëtar 995
12. Partia Balli Kombëtar Demokrat 579
13. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar
14. Partia Demokracia e Re Europiane 454
15. Partia Demokratike 68.441
16. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet 6277
17. Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 448
18. Partia Konservatore 73
19. Partia Lëvizja e
Legalitetit 2824
20. Partia Ora e Shqipërisë 153
21. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar 338
22. Partia Republikane Shqiptare 4025
ALEANCA PER TE ARDHMEN
1. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare 1389
2. Partia Ardhmëria Shqiptare
3. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar 474
4. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 604
5. Partia Demokracia Sociale 2646
6. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet
7. Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë 685
8. Partia Demokristiane e Shqipërisë 1572
9. Partia e Gjelbër 650
10. Partia e Pajtimit Kombëtar
11. Partia e Punës e Riorganizuar 387
12. Partia e Unitetit Kombëtar
13. Partia G99 1495
14. Partia Ligj dhe
Drejtësi 784
15. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
16. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve
17. Partia Reformatore Demokratike 250
18. Partia Rruga e Lirisë
19. Partia
Socialdemokrate 1862
20. Partia Socialiste e Moderuar
21. Partia Socialiste e Shqipërisë 91.404
22. Partia Socialiste e Vërtetë ’91 2288
23. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë
24. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Partitë jashtë koalicioneve
1. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 3394
PDS, parti e dytë e koalicionit të majtë
Partia Demokracia Sociale vjen e dyta në koalicionin “Aleanca për të ardhmen” me 2646 vota për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Më dobët është paraqitur një nga aleatet e vjetra të PS-së në zgjedhjet e 10 viteve të fundit, Partia Socialdemokrate, e cila ka marrë 1862 vota. Pas Demokracisë Sociale, të Paskal Milos, parti e tretë për Këshillin Bashkiak të Tiranës vjen Partia Socialiste e Vërtetë ’91, e Petro Koçit, e cila ka mundur të grumbullojë deri në këto momente 2288 vota, duke shtuar shpresat se do të ketë mandate në Këshillin e ri të Bashkisë së Tiranës. Mbeten ende dhe kutitë e Njësisë Nr.5 që të numërohen të gjitha për të pasur një panoramë të qartë të konfigurimit të ri të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
ARISTIR LUMEZI
© Panorama.al











