Homazhe në kujtim të 4 viktimave të 21 janarit

Jan 21, 2012 | 11:50

TIRANE- I shoqëruar nga familjarët e Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Faik Myrtos dhe Aleks Nikës, nën tingujt e muzikës funebre, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vënë lulen në vendet ku ata u vranë 1 vit më parë.

Familjarët gjithashtu, në heshtje, kanë parakaluar para portreteve të njerëzve të tyre të dashur që prej 1 viti nuk i kanë më.

Gjithçka po shkon qetësisht, ndërsa forcat e policisë janë në gadishmëri. Nuk do të ketë fjalime, pasi pas homazheve në bulevard PS do të vazhdojë aktivitetet në kujtim të viktimave në ambientet e Akademisë së Arteve, ku dhe pritet të mbahen fjalime.

Janë të shumtë qytetarët që ndezin qirinj dhe vendosin lule afër portreteve të katër të vrarëve.

***

Kortezhi me qindra qytetarë të nisur nga selia e PS-së i afrohet kryeministrisë, e cila është rrethuar nga forca të shumta policie. Situata paraqitet të jetë e qetë, ndërsa muzika funebre dëgjohet në sfond.

***

Me kater portretet e viktimave te 21 janarit, eshte nisur nga selia e Partise Socialiste kortezhi me qindra qytetare qe po marrin pjese ne protesten homazh te opozites, ne 1 vjetorin e demonstrates se 21 janarit te nje viti me pare.

Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama dhe shume eksponente te larte te PS-se po qendrojne ne kryet te kortezhit. Qytetaret mbajne ne duar qirinj, lule dhe pankarta ku behet thirrje per drejtesi.

***

Pak para mbajtjes se protestes homazh kreu i PS-se, Edi Rama ka ftuar te gjithe shqiptaret te marrin pjese ne homazhe

“Ne 11 homazhe per deshmoret e 21 janarit. Kush prej jush eshte ne Tirane dhe ndjen nevojen per drejtesi le te vije me nje lule ne bulevard.”- shkruan Rama ne Twitter.

Forca te shumta policia po qendrojne perpara kryeministrise.

***

Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në bulevardin e “Dëshmorët e Kombit” ndërsa pritet që opozita të nisë marshimin nga selia e PS-së për në vendin ku mbetën të vrarë 1 vit më parë, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Aleks Nika.

Portretet e viktimave qëndrojnë në vendet ku ata mbetën të vrarë një vit më parë. Partia Socialiste ka marrë leje për zhvillimin e homazheve nga ora 10:30 deri në orën 14:00.

 

***

Opozita do të përkujtojë sot viktimat e 21 janarit, 1 viti pas vrasjes së tyre. Homazhet do të zhvillohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë.

Gjatë kësaj proteste mbetën të vrarë 4 protetsues. Edhe sot pas një viti vrasjet mbeten ende pa autorë, ndërsa opozita ka kërkuar zbardhjen e plotë të saj.

Një ditë më parë edhe Partia Demokratike garanto0i familjet e të vrarëve se do të ketë një hetim të plotë për ngjarjet.

Gjatë këtyre ditëve, hetimet pritet të marrin drejtim tjetër, pas mbërritjes së ekspertizës së FBI-së nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Marshimi homazh i opozitës do të nisë rreth orës 11.

© Panorama.al

Te lidhura