Tiranë, lihet i lirë 30-vjeçari i marrë peng

Jul 8, 2011 | 21:20

TIRANE- Pas me shume se 30 minutash, eshte liruar 30- vjeçari i cili u mor peng nga katër persona të paidentifikuar.

Sajmir Shenjatari,  pronar i një pike bastesh sportive dhe nje furre buke u mor peng nën kercenimin e armeve mbremjen e se premtes, ndersa me nderhyrjen e policise eshte bere i mundur lirimi i tij.

Mesohet se kater pengmarresit e kane lene te lire 30- vjeçarin ne zonen e Kinostudios dhe me pas jane larguar ne drejtim te paditur.

Forca të policisë janë vënë në ndjekje të pengmarresve, ndersa po punojne edhe per zbardhjen e rrethaneve dhe shkaqeve qe kane çuar ne kete situate.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura