Tiranë, kapet i dënuari me 18 vjet burg për vrasje

Nov 18, 2011 | 10:22

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas të kërkuar, dënuar në mungesë me 18 vite burg për vrasje. Zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini ka bërë me dije se në pranga është vënë shtetasi Qamil Petmarku, 44 vjeç.

Sipas saj, pas informacioneve të mbledhura për të, u bë e mundur kapja në një banesë në Farkë të Tiranës. Ai ishte shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në vitin 1994. “Gjykata e Matit me vendim të vitit 1996 e ka dënuar këtë shtetas në mungese me 18 vite burgim për vrasje me dashje. Ngjarja për të cilën ai është dënuar ndodhi në 18 shkurt 1994, në Gjocaj, ku i kërkuari në një lokal ka qëlluar me thikë shtetasin Ibrahim Lleshi”- tha Katragjini.

Sipas saj, ky shtetas do t’i kalojë tashmë komisariatit të policisë Mat, për procedura të mëtejshme dhe për t’u transportuar në vendin e vuajtjes së dënimit.

© Panorama.al

Te lidhura