Tirana ka siguruar biletën për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi ka mundur me vuajtje me shtesa Skënderbeun në “Selman Stërmasi”.
Bardheblutë e riformatuar thuajse plotësisht në merkaton e janarit, kanë dominuar pjesën e parë të sfidës dhe gjetën golin me Mysloviç.
Por në të dytën, Skënderbeu kishte një ritëm tjetër dhe kërkoi e gjeti golin e barazimit me Janaqin në shtesën e ndeshjes.
Sfida shkoi në shtesa ku kishte realisht pak emocione të prodhuara nga të dy skuadrat. Por në fund, një shpërthim i Ernest dhe finalizimi i Tares bënë diferencën për golin e rezultatit përfundimtar 2-1 që siguroi biletën e Tiranës për turin tjetër të turneut.
TIRANA 2-1 SKËNDERBEU
41′ Mysloviç, 116′ Tare / 90’+1′ Janaqi
© Panorama.al












