Pas përfundimit të ndeshjes kundër Çekisë ku Maqedonia arriti të shënoj fitore 27:21duke siguruar vazhdimin e garave në këtë kampionat, lojtarët e kombëtares së hendbollit te Maqedonisë bashkë me tifozët fyenin shqiptarët. Kjo është hera e parë ku përveç tifozëve protagonistë të fyrjeve ndaj shqiptarëve jane edhe vetë lojtaret.
Për këtë akt skandaloz sot ka reaguar edhe Lëvizja qytetare Zgjohu :
REAGIM
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dënon brohoritjet skandaloze të tifozëve të kombëtar së Maqedonisë në hendboll në ndeshjen e mbrëmshme me Çekinë, por edhe në ndeshjet e mëhershme në kampionatin evropian në hendboll që mbahet në Serbi.
Gjersa në Nish shkruhen parulla nga ana e serbëve që Maqedonia është tokë serbe dhe po të njejtët provokojnë Maqedoninë me flamuj grek dhe nuk e njohin kishën ortodokse të Maqedonisë, gjersa Greqia mohon identitetin e maqedonasve bashkë me emrin e vendit, gjersa Bulgaria mohon gjuhën dhe historinë si dhe thotë që Maqedonia është vendi më romantik u Bulgarisë, tifozët e Maqedonisë mllefin e pakuptueshëm e drejtojnë drejt shqiptarëve edhepse luajnë me Suedinë, Gjermaninë, Çekinë.
Edhe më skandaloze ishte brohoritja e një këngë në të cilën ofendohen shqiptarët pas përfundimit të ndeshjes nga ana e lojtarëve të kombëtarës së Maqedonisë në hendboll bashkë me tifozët.
Presim që Ministria e Punëve të Brendshme të nis procedurë për nxitje të urrejtjës ndëretnike kundër lojtarëve dhe tifozëve për këtë sjellje skandaloze dhe të papranueshme. Gjithashtu, shqiptarët presin që Federata e Maqedonisë në hendboll të dënon këto thirje raciste nga ana e lojtarëve dhe tifozëve.
ZGJOHU! uron për suksesin e kombëtarës së Maqedonisë, por në asnjë rast nuk mund të pranojë shpërthime të Albanofobisë që janë rezultat i pasigurisë në identitetin personal të grupës së izoluar që shkaktoi këtë skandal dhe fton të gjithë punonjësit e sportit si dhe mediat të dënojnë këtë sjellje në mënyrë që të parandalohet përsëritja.
© Panorama.al











