Thirrja e Ramës për investitorët e huaj, reagon ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta: Kemi një kryeministër që prish, dhunon dhe minon pasurinë

Dec 12, 2025 | 13:45

Vladimir Kosta, ish-deputeti i Partisë Socialiste ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme, ku kërkoi që investitorët e huaj të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri.

Deputeti Vladimir Kosta
ish-Deputeti Vladimir Kosta

Vladimir Kosta ka theksuar se kemi një kryeministër që prish, dhunon, minon pasuritë e shqiptarëve dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj që të investojnë në Shqipëri.

“Dëgjova dje në një bisedë me forumin ekonomik nga Kryeministri : se duhet të investojnë të huaj në Shqipëri…!

Kemi një kryeministër që PRISH, DHUNON, MINON pasurinë që mezi është vënë nga bijtë e tij!…dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…!

Si të zë vendi…’, shkruan Kosta.

Vladimir Kosta1

© Panorama.al

Te lidhura