Thaçi uron Obamën për 4 korrikun: Frymëzim për popujt

Jul 4, 2011 | 13:07

PRISHTINE- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar  presidentin e SHBA-ve, Barak Obama dhe popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Mes tjerash në mesazhin e kryeministri Thaçi thuhet: “Dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ndër ngjarjet më të rëndësishme historike dhe politike të njerëzimit, ku 235 vjet më parë u krijua shteti që u bë simbol i lirisë, demokracisë dhe vlerave universale”.

Kjo ditë thuhet në mesazh, ka frymëzuar popuj e kombe, lëvizje politike e ngjarje të mëdha në tërë botën, për të realizuar ëndrrat dhe idealet e lirisë, për të krijuar vende, shoqëri dhe kombe  të lira e të emancipuara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol historik në mbrojtje të popullit shqiptar në përgjithësi, dhe veçanërisht në përkrahjen e Kosovës në vitet 1998, 1999, që u kurozuan me çlirimin e Kosovës dhe hapjen e nje perspektive të re.

Jeta e lirë dhe ndërtimi i institucioneve të reja në Kosovë, të mbështetura vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet mike, bënë që vendi ynë ta realizojë ëndrrën me të madhe historike, Pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Institucionet dhe qytetarët e Kosovës u janë mirënjohës përjetë Shtetetve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan për kontributin e jashtëzakonshën në çlirimin e Kosovës dhe në përkrahjen për ndërtimin e institucioneve të reja dhe demokratike. Thuhet nder të tjera në pesazhin e kryeministrit Thaçi. (rel)

© Panorama.al

Te lidhura